E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, dorëhiqet shefi i antiterrorizmit

Një gabim trashanik e ka detyruar shefin e antiterrorizmit në Britani të japë dorëheqjen. Bob Quick zbuloi aksidentalisht detaje të një operacioni sekret të policisë, që çoi në arrestimin e 12 personave, që kishin lidhje me rrjetin terrorist Al Kaeda. Kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson tha se me keqardhje kishte pranuar dorëheqjen e zyrtarit të lartë të policisë. Policia kreu arrestimet përpara kohës së parashikuar, pasi Quick zbuloi emrat e personave që do të ndaloheshin. Ai u fotografua ndërsa dilte nga një makinë në rezidencën e kryeministrit Brown në Londër dhe emrat e personave që do të arrestoheshin ishin lehtësisht të lexueshhëm, kur imazhet të zmadhoheshin. Opozita kërkoi menjëherë dorëheqjen e Quick pas kësaj gafe. Ndërkaq, pas arrestimeve të djeshme, policia vazhdon kërkimet në verilindje të vendit. Dhjetë prej të arrestuarve raportohet të kenë lindur në Pakistan dhe të kenë viza studenti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›