Pack: Serbët duhet të integrohen në politikën kosovare
Prishtinë -Në përfundim të vizitës në Kosovë kryesuesja e Delegacionit të Parlamentit Evropian Doris Pak, në një konferencë të përbashkët me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, ka inkurajuar institucionet e Kosovës që të përkushtohen ndaj ligjeve, bashkëpunimit ekonomik dhe integrimeve rajonale. Në këtë kuadër ajo foli edhe për gjendjen e minoriteteve në Kosovë, për çka i adresoi një thirrje Beogradit.
"Mendoj se Beogradi duhet ta pranojë faktin që serbët të cilët jetojnë në Kosovë, atdheu i tyre është Kosova. Ata duhet të integrohen në strukturat politike të Kosovës, në krijimin e një strukture demokratike për çka jam e lumtur, sepse një pjesë e tyre janë në Parlament. Serbët të cilët nuk jetojnë në Kosovë nuk duhet të ndërhynë ne jetën e atyre serbëve që jetojnë në Kosovë", ka thënë eurodeputetja Doris Pak. Ajo gjithashtu ka theksuar nevojën e angazhimit më të madh të institucioneve të Kosovës, në luftimin e korrupsionit.
"Nga ajo që dëgjuam për luftën kundër korrupsionit ne ende nuk jemi të kënaqur, por mendoj se Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit duhet të angazhohet edhe më tepër që Kosova mos ta ketë një imazh të keq sa i përket korrupsionit", ka theksuar znj. Pak.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi falënderoi angazhimin e euro deputetëve, në mbështetjen e tyre të vazhdueshme për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova. "Parlamenti Evropian konfirmoi përkushtimin e tij për të thelluar marrëdhëniet me Kosovën, për ta mbështetur atë në proceset nëpër të cilat po kalon dhe për të siguruar një perspektivë të qartë dhe të sigurt evropiane për Kosovën. Ne presim që kjo të bëhet e mundur, sidomos pas studimit të fizibilitetit që do të bëhet këtë vjeshtë, duke ndërtuar raporte kontraktuale midis BE-së dhe Kosovës", tha Krasniqi.
Ai tha se takimet vjetore midis Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës do të vazhdojnë, duke pasuruar kështu marrëdhëniet tona. Ndryshe deputetet e Parlamentit Evropian dhe ata të Kosovës kanë nxjerrë edhe një deklaratë të përbashkët e cila rikonfirmon mbështetjen e BE së në funksionimin e institucioneve të vendit, zhvillimin politik e ekonomik, në integrimin e pakicave etj.
Në deklaratë ndër të tjera thuhet se situata në veri është mjaft komplekse, andaj kërkohet përkushtim dhe angazhim intensiv në luftimin e krimit dhe korrupsionit, duke siguruar kështu sundimin e ligjit në Veriun e Kosovës. qik