E Shtunë, 31 Tetor 2026

Munter: SHBA po bën çmos që Kosova të ketë sukses

Beograd -Ambasadori amerikan në Beograd Kameron Manter ka deklaruar në intervistën e sotme për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” se marrëdhëniet e SHBA dhe Serbisë janë në ngritje e sipër dhe në to përpos mospajtimeve rreth Kosovës, nuk ka çështje të hapura. Ai ka ripërsëritur se me administratën e re të presidentit amerikan Obama, politika e SHBA ndaj Serbisë dhe Ballkanit nuk do të ndryshohet duke thënë se “qëllimi i kësaj politike mbetën reformat, integrimi i Ballkanit në BE dhe e ardhmja prosperuese dhe e sigurt e qytetarëve të rajonit”. Një nga aspektet e kësaj përpjekje është që edhe të shihet se si vendet në rajon munden përmes bashkëpunimit të tyre të ndërsjellë ta përshpejtojnë rrugën drejtë Evropës, ka sqaruar Manter.

Ambasadori amerikan ka vlerësuar se edhe rreth çështjes së Kosovës, që është pikë e vetme e mospajtimit ndërmjet Beogradit e Uashingtonit, ekziston shkallë e caktuar e pajtueshmërisë kur është fjala për përmirësimin e jetës së njerëzve të zakonshëm. “Shumë anëtar të qeverisë serbe punojnë në mënyrë konstruktive me ne në përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë, që të gjithë ta kenë më mirë në mënyrë që vendet e rajonit të mund të shkojnë drejtë BE-së”, ka cekur ai.

Manter konsideron se në situatën kur Serbia nuk e njeh Kosovën, kurse serbët e Kosovës s’e njohin Prishtinën, dhe kur ndodhin ngjarjet si ajo me, ndërprerjen shumë-javore të shkyçjes së energjisë elektrike në katundet serbe, “më e rëndësishme është që qeveritë në Beograd e Prishtinë të përqendrohen në nevojat e njerëzve”, sepse atëherë mund të zgjidhen problemet.
“EULEX është atje për ti lehtësuar gjërat, për ti udhëzuar autoritetet kosovare dhe të përpiqet ta përmirësojë situatën. Sa i prektë energjisë elektrike, atu ka të bëjë me mënyrën e pagimit të faturave, dhe, me diskutim të arsyeshëm kjo është rregulluar”, ka thënë ai.

Ambasadori amerikan njëkohësisht ka vu në dukje se SHBA nuk e kanë ndryshuar qëndrimin mbi pavarësinë e Kosovës dhe do të ushtrojnë parashtresë me shkrim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ku do ta arsyetojnë qëndrimin e vet. Pyetjes nëse SHBA po e ndihmojnë qeverinë në Prishtinë ose po lobojnë tek vendet tjera që e kanë njohur pavarësinë që po ashtu të paraqesin mendimet e veta, Manter është përgjigjur se “me siguri ka njerëz nga bashkësia ndërkombëtare të cilët u ndihmojnë autoriteteve kosovare, kurse SHBA po bëjnë krejt që munden që shteti i Kosovës të jetë i suksesshëm”.

“Ne besojmë se është në interesin e rajonit që Kosova të jetë vend demokratik dhe me këtë të kontribuojë në stabilitetin e rajonit. Do me thënë, po i inkurajojmë vendet që ta njohin Kosovën dhe ta arsyetojnë qëndrimin e vet në favor të pavarësisë”, ka theksuar ambasadori Manter. rtk

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›