E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia ,optimiste për një zgjidhje të emrit të Maqedonisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Jorgos Kumucakos tha se Greqia shpreson se presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov të punojë në drejtim të zgjidhjes së kontestit të emrit. "Shpresojmë që presidenti i sapozgjedhur Gjorgje Ivanov të punojë në zgjidhjen e kontestit të emrit në përputhje me vendimet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian,që është parakusht për anëtarësimin e këtij vendi në institucionet evroatlantike", ka theksuar zëdhënësi Kumucakos. Ai deklaroi se Athina është e bindur se me zgjedhjet presidenciale në Maqedoni është bërë një hap para drejt përmbushjes së standardeve evropiane për organizimin e zgjedhjeve, por patjetër duhet të vazhdojnë përpjekjet për reforma për plotësimin e kritereve të nevojshme për anëtarësim në NATO dhe BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›