E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani e Madhe kryeministri Cameron kunder emigranteve

Kryeministri britanik Dejvid Kamerun ka deklaruar se shërbimi shëndetësor në vend duhet t’i shërbejë vetëm qytetarëve të tij dhe jo emigrantëve. Gjithnjë e më shumë Kamerun shprehet kundër fluksit të emigrantëve në vend dhe pse kritikët e tij thonë se ai ka shifrat e gabuara të të huajve që hyjnë në vend. Kryeministri Kamerun i nxitur më shumë dhe nga suksesi që ka rivali i tij politike një anti europian dhe anti emigrant, Nik Farejxh, tashmë perdor tone të larta për këtë temë. Sipas Kamerun shërbimi shëndetësor në vend i përket britanikëve dhe si i tillë duhet t’i shërbejë vetëm atyre dhe jo emigrantëve. Sipas tij të gjithë emigrantët që prej 6 muajsh nuk gjejnë punë, ose nëse e kanë humbur atë, janë të mirëpritur që të qëndrojnë në Britaninë e Madhe por me shpenzimet e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›