Lajme te mira per Barcelonen

Lajme të mira për Barcelonën. Trajneri Tito Vilanova do të kthehet në Spanjë pas periudhës së riaftësimit që kaloi në Amerikë.
Vilanova u operua në nëntor të vitit të kaluar duke hequr një tumor në fytyrë, por gjatë kësaj jave ai pritet të rinisë punën tek Barça.
Ekipi katalanas e ka ndjerë mungesën e trajnerit 44-vjeçar duke u mundur nga Reali i Madridit në kampionat dhe duke u eleminuar po nga Reali në Kupën e Mbretit, por realizoi një përmbysje të madhe ndaj Milanit në Champions League.
Vilanova e mori detyrën verën e vitit të kaluar pas dorëheqjes së ish-trajnerit Pep Guardiola.