Boterori 2014 Spanja ne France per fitore

Francë-Spanjë dhe Mali i Zi-Angli. Eleminatoret e Botërorit kanë dy sfida vendimtare, ndërsa sonte luhen 17 takime në zonën europiane.
Kampionët e botës në fuqi do të kërkojnë patjetër fitoren në Paris si e vetmja mënyrë për të zënë vendin e parë në grupin I. Çdo rezultat tjetër mund t’i rrezikonte me pjesëmarrje në një plej of të pasigurt. Franca ka 10 pikë, Spanja 8 pas 4 ndeshjeve.
Spanjollët kanë ankesa për cilësinë e fushës në “Stad dë Frans”, ndërsa Zhordi Alba nuk luan e në sulm do të zgjidhet mes Vijës e Fabregasit.
Për vendasit shqetëson forma e Benzemasë, që ka 11 takime radhazi pa gol në kombëtare.
Kampionët e Europës kanë fituar 2 nga 3 ndeshjet e fundit mes tyre, por në këto eleminatore, Franca barazoi 1-1 në Spanjë.
Anglia rrezikon gjithashtu në Podgoricë. Një humbje do ta linte 5 pikë pas malazezëve, por të paktën do luajë ndeshjen tjetër në “Uembli”.
Ishullorët janë ankuar për cilësinë e fushës në stadium, por malazezët janë përgjigjur duke thënë se anglezët kanë frikë.
Në eleminatoret e Euro 2012, dy përballjet dolën barazim.
Në ndeshjet e tjera, Italia luan në Maltë në orën 20:45 në grupin B, po në atë orë Gjermania pret Kazakistanin në grupin C. Holanda e ka pak më të vështirë ndaj Rumanisë në shtëpi në grupin D, ndërsa Portugalia luan në Azerbajxhan në grupin F, takim ku Kristiano Ronaldo do të mungojë.