Britani e Madhe parlamenti nderon dhe perkujton Margaret Thatcher

Parlamenti britanik ka përkujtuar Margaret Thecër. Në nëj seancë të vecantë të dhomës së përbashkët, kryeministri Dejvid Kamerun dhe lideri i opozitës Ed Miliband, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ish kryeministren që ndërroi jetë në moshën 87 vjecare. Për liderin e konservatorëve funeralet solemne janë një nder më se i përshtatshëm për kujtimin e Zonjës së Hekurt. Por kanë qenë të shumtë dhe parlamentarët laburistë të cilët kanë bojkotuar seancën për të kujtuar dhe njëherë më shumë ndarjet e thella mes britanikëve për trashëgiminë e Thecër. Ed Miliband është shprehur se e admiron atë por që nuk mbështet zgjedhjet e saj. Ndërsa kënga “shtriga vdiq” ëshët në krye të klasifikimeve britanike, Londra po përgatit funeralin e saj në 17 prill. E pranishme do të jetë dhe Mbretëresha Eliazabetë, nder ky që sovrania më parë ia kishte rezervuar vetëm Uinston Cërcillit.