Komisioni Europian paralajmeron Spanjen per situaten financiare

Spanja është objekt i ç’ekuilibrave ekonomikë të jashtëzakonshëm. Eshte Brukseli që lëshon alarmin për ekonominë e katërt europiane në një raport për më shumë se 13 vende, mes të cilëve dhe Italia. Arsyeja e parë e shqetësimit është kredia private por dhe ashpërsitë strukturore. Niveli i papunësisë është më i lartë se 27 për qind, këtë vit. Pas kritikave të marra, kreu i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoi ka deklaruuar një plan të dytë reformash për datën 26 prill. Brukseli ka hedhur dyshime dhe për parashikimet e Madridit që beson në një rikthim të rritjes ekonomike në fund të këtij viti. Komisioni Europian mendon se recesioni do të vazhdojë edhe gjatë asaj periudhe. Reformat e deritanishme janë pritur me protesta të shumta në të gjithë vendin.