E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Jashtem te G8 mblidhen ne Londer

Kriza në Korenë e Veriut është një nga temat kryesore në samitin e ministrave të jashtëm të G8 në Londër. Ndërkohë që mbledhja është drejtuar nga përgjegjësi për diplomacinë britanike Uilliam Hag. Por gjithashtu dhe Siria e programi bërthamor i Iranit janë tema të tjera të nxehta të këtij samiti. Diskutimet më të komplikuara janë ato për menaxhimin e krizës që ka përfshirë prej kohësh Sirinë. Mbretëria e Bashkuar bën presion për më shumë mbështetje ndaj opozitës deri në rrëzimin e presidentit Bashar Al Assad. Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov kanë biseduar për çështjen e Damaskut, me Moskën që ruan qëndrimin e saj. Pas takimeve informale përfaqësuesit e diplomacisë botërore do të vazhdojnë diskutimet për Sirinë. Për të përgatitur kështu terrenin për takimin e ardhshëm në 20 prill në Stamboll ku do të finalizohet dhe mbështetja për opozitën ndaj regjimit të Assad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›