Britani e Madhe, sot votohet

Sot zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në të gjithë Britaninë e Madhe. Përveç anëtarëve të parlamentit, pritet që nga rezultati zgjedhor të njihet edhe personi që për 4 vitet e ardhshme do të qeverisë si kryeministër një nga shtetet më të fuqishëm ekomikisht dhe me më shumë influencë në të gjithë globin.
Kryeministri aktual Gordon Brown, kandidati konservator James Cameroon dhe ai liberaldemokrat Nick Clegg janë tre emrat dhe alternativat që do të kenë në fletët e votimit zgjedhësit britanik për ditën e 6 majit. Sipas sondazheve dhe exit polleve të fundit zgjedhësit britanik duket se ende nuk janë të vendosur për votën e tyre. Sondazhet e publikuara vetëm disa orë përpara fillimit të zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe tregojnë se parlamenti i ri britanik nuk do të ketë maxhorancë absolute, por një shpërndarje të shumëllojtë të vendeve në të dyja dhomat.
Sipas sondazhit organizuar nga YouGov për gazetën ''The Sun'', laburistët do të kenë numrin më të madh të vendeve, 288, ndërkohë që përqindja e votave do të jetë 30 %, më pak nga ajo e konservatorëve, 35 %, të cilët do të kenë 261 vende, por përllogaritja nuk shkon sipas përqindjes së votave për shkak të kodit zgjedhor që aplikohet në Britani. Liberaldemokratët do të mund të marrin 24 % të votave, thënë ndryshe 72 vende.
Të tjerët, që do të marrin 11 % të votave, do të kenë 29 vende në parlament.