Kisha Serbe tërheq peshkopin Artemije nga Kosova
Kisha Ortodokse Serbe ka bërë të ditur se peshkopi Artemije nuk do të jetë më udhëheqës shpirtëror i saj në Kosovë, pas akuzave, se gjatë mandatit të tij janë abuzuar miliona nga fondet e shtetit dhe të kishës. Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Serbe e ka marrë një vendim të tillë, të martën në mbrëmje por ndërkaq nuk është e qartë kur do të emërohet zëvendësuesi i Artemijes. Agjencitë e lajmeve raportojnë se Artemije njihet për pikëpamjet e tij ultranacionaliste dhe antiperëndimore.
Ai ka urdhëruar klerin ortodoks që t'i ndëpresin komtaktet me autoritetet e Kosovës dhe misionin e BE-së në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.