E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nostalgjia për Bushin

Në vitin 2006, Al-Hendi ishte duke “lundruar” në një faqe interneti pro-demokracisë në një internet-kafe të Damask-ut, kur disa policë civilë të armatosur me pistoleta dhe automatik, hynë papritmazi në lokal, për ta kontrolluar imtësisht dhe e futën në bagazhin e një makine. Ai bëri më shumë se një muaj në burg. Të shumtën e kohës e ka kaluar në një qeli 5 me 3, pa dritare ku mund të dëgjonte një mikun e tij që ishte duke u torturuar. Këto britma - tha ai - i rrëqethën mishin, por të paktën e dinte se nuk e kishin vrarë.

Si do që ndodhi, disidenti Al-Hendi ishte me fat: tani jeton si refugjat politik në Maryland të SHBA-ve, ku punon në një organizatë të quajtur “cyberdissident.org”.

Të hënën e kaluar ai mori pjesë së bashku me disa disidentë të tjerë në një konferencë ndërkombëtare të sponsorizuar nga “Bush Institute”, në Southern Methodist University, për të diskutuar se si mjetet digjitale mund të përdoren për t’u rezistuar regjimeve represive.

Gjithashtu ai arriti të takojë edhe Presidentin e 43-të SHBA-ve. Në një mëngjes privat të ofruar nga George Bush dhe gruaja e tij Laura, porosia e Hendi-t për ish-presidentin ishte i shkurtër dhe i thjeshtë: “Na mungon”. Ka pasur “shumë ndryshime” nën administratën e re - shtoi ai - dhe jo për të mirë.

Kurse disidenti Adrian Hong, i burgosur në Kinë në vitin 2006, sepse kishte ndihmuar disa veri-koreanë që të arratiseshin nga vendi i tyre (përmes një hekurudhore moderne të nëndheshme), ri-përsëriti konceptin. “Kur më liruan (pas 10 ditësh), ata më thanë se u lirova për shkak të lidhjes së fortë midis Shtëpinë e Bardhë dhe të kulturës që ju vetë keni promovuar”, - i ka thënë Hing presidentit Bush.

Ish-Presidenti Bush, me një ngjyrë verore, nuk e përmendi fare Presidenti Obama as me mikrofon hapur, e as të mbyllur. Gjënë më të habitshme që tha ai ishte: “Jam me të vërtetë i shqetësuar në lidhje me këtë mentalitet izolues ... Unë mendoj se i bëjmë nder vlerave të vendit tonë”.

Kurse disidentët nuk ishin kaq diplomatikë. Siriani Al-Hendi ka përqendruar vëmendjen në ndryshimet që nga pikëpamja e tij zoti Obama ka bërë në politikën ndaj vendit të tij. “Në Siri, kur një disident i vetëm arrestohej gjatë administratës së George W. Bushit, zëdhënësi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të paktën do ta kishte dënuar veprimin. Nën administratën Obama:asgjë”, tha Hendi.

Al-Hendi as nuk është një përkrahës i përpjekjeve të kësaj administrate, e cila synon të ndreqë marrëdhëniet me regjimin e Damaskut, si ne rasti e fundit i dërgimit të një ambasadori në Siri, për herë të parë qysh prej vitit 2005. “Kjo i jep besim regjimit”, thotë ai.

Kurse Hong i vë shtron në këtë mënyrë: “Nëse shikoni mbështetjen e dhënë për disidentët ... dhe retorikën, gjithçka është shembur papritur”. Ai thotë se gjatë epokës së Bushit janë zhvilluar shumë takime të nivelit të lartë me disidentët nga Koreja e Veriut.

Pastaj aty ishte edhe, Marsel Granier, president i RCTV, kanalit më të vjetër dhe televizionit më popullor në Venezuelë, i cili ka të punësuar disa mijëra punëtorë-ose ishte se presidenti i Venezuelës, Hugo Chávez, t’i tërhiqte atij lejën e punës në vitin 2007.

Tani ai po përpiqet të mbajë një kanal të pavarur televiziv kabllor: në janar, Chávez ka urdhëruar rrjetit kabllor të mos e transmetojë më kanalin që drejtohet nga Granier. Pavarësisht aktivistëve pro-qeveritar, të cilët kanë sulmuar shtëpinë e tij dy herë me gaz lotsjellës, Granier ende banon në Venezuelë dhe angazhohet për lirinë e medieve.

Ashtu si shumë demokratë të pranishëm në konferencë, Granier ishte i ngacmuar nga zgjedhja historike e Obamës, dhe se si ai ka nxitur elektoratin amerikan. Por një vit e gjysmë më vonë, ai është i mërzitur nga heshtja e administratës, ndërsa vendi i tij po shkon me shpejtësi drejt një diktature. “Në Afganistan”," bën shaka ai, “të paktën e di se Amerika do të jetë e zënë për 18 muajt e ardhshëm”.

Ky kuptim i braktisjes është ushqyer nga ndryshimet në politikën aktuale. Vetëm këtë javë erdhi lajmi se administrata Obama ka prerë gjysmën e fondeve për t’u përdorur në promovimin e demokracisë në Egjipt. Programe në vende të tilla, si Jordania dhe Irani, tashmë janë prerë. Pastaj ka edhe gjeste simbolike: lënia jashtë derës të Dalai Lamës, deklaratat të pakuptimta ndaj mbështetjes për demonstruesit iranianë, buzëqeshjet dhe shtrëngimet e duarve me Chavez, e kështu me radhë.

Daniel Baer, një përfaqësues i State Departamentit, i cili mori pjesë në konferencë, kundërshtoi idenë se Shtëpia e Bardhë është distancuar nga promovimi i të drejtave të njeriut, sikur të ishte një “mantra” pa themel. Por, në praktikë, çdo gjë është vetëm një pjesë e strategjisë së Obamës, për të dhënë kuptimin e qartë se ai nuk është si paraardhësi i tij.

Bush është pothuajse i sigurt dhe i vetëdijshëm se “agjenda e lirisë”, shtylla kurrizore e presidencës së tij, është bërë e pashmangshme.
Promovimi paqësor i të drejtave të njeriut dhe i demokracisë – kjo edhe me humbjen e jetës për liri - është në përputhje me vlerat më themelore të Amerikës.
Megjithatë, për momentin Bush, nuk ishte vetëm një rekomandim për këtë fushatë: nuk mund të ripërtërijë imazhin dhe ta de-politizojë me sukses nga rendi i ditës “agjendën e lirisë”.

Për të mirën e lirisë, Amerika duhet të angazhohet me demokratët dhe disidentët nga shtetet si Irani, Kuba, Koreja e Veriut, Venezuela, Kolumbia, Kina dhe Rusia dhe shpresojmë se në të ardhmen edhe do ta bëjë këtë. (The Wall Street Journal)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›