E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani e Madhe, terrorizmi me ligj te ri

Sukses politik per Kryeministrin britanik, Gordon Braun. Shuplake per aktivistet e te drejtave te njeriut. Dhoma e Ulet e Parlamentit britanik miratoi ashperimin e ligjeve anti-terror. Ne te ardhmen, ne Britanine e Madhe te dyshuarit per terror mund te mbahen ne gjendje arresti deri ne 42 dite edhe ne rast se ndaj tyre nuk eshte ngritur padi

Dhoma e Ulet e Parlamentit britanik miratoi dje ashperimin e ligjeve anti-terror. Deri tani periudha maksimale e ketij lloj burgimi ishte 28 dite. Edhe pse shume prej anetareve te Partise Laburiste nuk votuan pro projektligjit te Kryeministrit Gordon Braun, miratimi i tij prej Dhomes se Ulet te Parlamentit mund te konsiderohet sukses politik i Kryeministrit.

Pas disa humbjesh me votimin e ketij ligji, Gordon Braun donte te deshmonte autoritetin e tij. Ai e paraqiti ate ne Parlament, edhe pse rreth 50 deputete laburiste kishin kercenuar se do te votonin kunder. Ne biseda koke me koke me rebelet, ai dhe kreret e Partise Laburiste, arriten t'i bindnin disa prej rebeleve. Po ashtu, me sa duket, permes premtimeve per ndihma financiare, ata arriten te fitonin edhe votat pro te deputeteve te Partise Protestante te Irlandes se Veriut.

Ligji u votua me 315 vota pro dhe 306 kunder. Nje diference vertet e vogel e arritur ekzaktesisht me nente votat e deputeteve te Partise Protestante te Irlandes se Veriut. Me kete ligj, Britania e Madhe i ashperson edhe me tej ligjet e saj anti-terror edhe pse ato edhe ne gjendjen e tanishme ishin ligjet me ashpra ne te gjithe Evropen. Sekretari i laburisteve per punet e brendshme, Tony McNulty, deklaroi pas votimit: "E pranoj plotesisht se do te kem per detyre t'i bind rreth 30 kolege te mi per drejtesine e rruges sone". Dhe nderkohe, qe ne Parlament numeroheshin votat, u perhap nje lajm, i cili e beri serish te ngrysej nga meraku Kryeministrin Braun. Ne nje tren lokal ne rrethinat e Londres, nje kalimtar gjeti dy dokumente qeveritare te klasifikuara si "teper sekrete" ne lidhje me rrjetin terrorist te Al Kaides dhe gjendjen e sigurise ne Irak. Ky lajm eshte teper i hidhur per qeverine, e cila muajt e fundit u detyrua te pranoje nje sere problemesh ne lidhje me menaxhimi e te dhenave, qe nga humbja e llogarive bankare, tek ajo e listave te atyre qe merrnin ndihma per femijet ne te gjithe Britanine e Madhe, apo e dokumenteve per rekrutimet ne ushtri. Gjetesi i dokumenteve, te cilat e kane origjinen ne nje nga zyrat e kabinetit britanik, ia dorezoi ato BBC-se. Dokumentet nuk permbanin emra dhe te dhena te tjera konkrete, por ishin te klasifikuara si konfidenciale. Policia po vazhdon hetimet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›