E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperte te pavarur per vdekjen e pacientes Matilda Petriti

Redinalda Caushaj

Tirane - Nje grup mjekesh, te perbere nga tre persona, jane mbledhur per te analizuar shkaqet e vdekjes se 17-vjecares nga Korca, Matilda Petriti, pas operacionit te bajameve. Pas kerkeses se bere nga Prokuroria e Tiranes, Mjekesia Ligjore ka ngritur grup specialistesh te bluzave te bardha, qe do te jete i pavarur ne gjykimin dhe vendimin e percaktimit te shkaqeve te vdekjes. Per kete ngjarje eshte vene nen hetim mjeku Xhevahir Hoxhallari, qe kreu operacionin qe solli hemorragjine dhe dy ndihmes te tij ne QSUT. Mesohet se mjekeve, te cilet kane marre ne dore ceshtjen, u jane vene ne dispozicion te gjitha dokumentet qe gjenden ne dosje. Burime zyrtare thane se behet fjale per te gjitha raportet e kurimit te vajzes, medikamentet e dhena gjate kohes qe kjo e fundit kurohej nga bajamet, e deri te deshmite e mjekeve, qe kane marre pjese ne operacion. Ky grup ka per detyre te percaktoje se cilat kane qene arsyet qe cuan ne vdekjen e vajzes, nese ky ka qene mjekim i pakujdesshem, apo moskujdesje e vet viktimes. Nje muaj me pare, Mjekesia Ligjore ekzaminoi kete rast dhe nxori nje raport ne lidhje me vdekjen e adoleshentes nga Korca, nje muaj pas operacionit ne bajame. Ne kete raport, nuk jepeshin shkaqet per vdekjen e pacientes, por vetem ajo cfare kishte ndodhur pas operacionit. Keshtu, ne raportin e pare behej me dije se, pas nje demtimi te damarit gjate operacionit dhe perpjekjes per ta riparuar, ka sjelle hemorragji dhe me pas vdekjen e pacientes. Gjithashtu, percaktohej nga ekspertet mjekoligjore se nje nga shkaqet kishte qene moskujdesja e viktimes, duke perdorur lengje te nxehta. Grupi i ri i eksperteve do te vleresoje llojin dhe cilesine e te gjitha medikamenteve qe viktima ka marre gjate kohes se kurimit, apo nderhyrjet qe i jane bere pas shqetesimeve qe ka pasur. Por, jo vetem kaq, pasi grupi i eksperteve do te shikoje edhe deshmite e mjekeve, te cilet e kane kuruar ate gjate kesaj kohe, deshmi te dhena keto perpara oficereve te policise gjyqesore. Keto deshmi do te ndihmojne grupin e eksperteve, pasi jo te gjitha medikamentet qe ka marre vajza gjenden ne kartelat mjekesore. Shkaku i vdekjes dhe rendesia e hetimit nga ana e Prokurorise se Tiranes do te varet nga ky grup ekspertesh, te cilet do te percaktojne se nga ka ardhur realisht vdekja dhe nese jane fajtore mjeket qe e kane kuruar. Grupi i eksperteve deri ne perfundimet e tij, do te mbaje ne "gjemba" fatin e mjekeve, ndersa per Xhevahir Hoxhallarin organi i akuzes kishte kerkuar nga Ministria e Shendetesise pezullimin nga detyra deri ne perfundim te ceshtjes.

Familjaret

Familjaret e vajzes kane qene denoncuesit e mjekeve qe kuruan vajzen e tyre. Ne kallezimin e depozituar ne prokurori, cifti Petriti akuzonte mjekun Xhevahir Hoxhallari, si shkaktarin e vdekjes se vajzes 17-vjecare.

Raporti

Mjekesia Ligjore, megjithese depozitoi raportin perfundimtar ne Prokurorine e Tiranes, nuk dha asnje shkak konkret pse kishte vdekur pacientja 17-vjecare. Per kete fakt, organi akuzes ngriti nje grup ekspertesh te pavarur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›