Vdesin nga ataku dy te moshuar
Dy viktima te tjera jane shenuar ne Tirane diten e djeshme. Nje i moshuar ka gjetur vdekjen ne rrugen "Naim Frasheri", te Drejtoria e Policise se Tiranes, si pasoje e atakut ne zemer. Ai ka qene duke ecur ne rruge, kur ka rene ne toke. Dhe pse i eshte dhene nga persona te ndryshem ndihma, ai kishte nderruar jete. Nderkaq, dy dite me pare, eshte gjetur e vdekur ne shtepine e saj ne, Porcelan, nje 55-vjecare, emri i se ciles nuk eshte bere i ditur. Sipas te dhenave, 55-vjecarja kishte nderruar jete prej disa ditesh, por nuk kishte njoftuar njeri.