Te zbardhet plagosja e peshkatarit
TIRANE - Ministria e Brendshme ka kerkuar nga pala malazeze hetim dhe zbardhje te plote te incidentit te ndodhur ne liqenin e Shkodres, ku policet plagosen me arme peshkatarin shqiptar, Hysen Skenderaj. Reagimi ka ardhur permes nje deklarate per mediet, ne te cilen ministria kerkon venien e autoreve perpara pergjegjesise. Ajo e ka konsideruar ngjarjen, jo vetem tejet te rende, por edhe te papranueshme. "Duke e konsideruar ngjarjen ne kundershtim te plote me frymen e mire te bashkepunimit reciprok mes dy policive dhe dy vendeve, kerkojme nga strukturat perkatese malazeze angazhimin maksimal per zbardhjen", thuhet ne deklarate.
A.C
A.C