Britani e Madhe,rezultatet e zgjedhjeve administrative
Kandidati i Partisë Konservatore, Boris Johnson kryetari aktual i bashkisë së Londrës, pas një beteje të ashpër për votat me një diferencë prej 3%, është rikonfirmuar në pozicionin e kryetarit të kryeqytetit britanik duke mundur rivalin e tij laburist ish kryetarin e bashkisë Ken Livingstone.
Johnson, një personazh politik atipik, shumë ekscentrik dhe i kulturuar është i njohur për politikat e tij në favor të përmirësimit të kushteve të jetesës në kryeqytet e i përfolur si një ndër liderët konservator më premtues për zgjedhjet e vitit 2015.
Menjëherë pas fitores Johnson ka deklaruar se Londra po jeton një rilindje dhe se vizitorët për Olimpiadat do të jenë dëshmitarë.
Ndërsa kundërshtari i Johnson, Livingstone pas humbjes ka thënë se ka qenë humbja më e madhe që ka pësuar dhe se kjo ka qenë fushata e fundit elektorale për të.
Gjithsesi lajmet nuk janë kaq të këqija për Partinë Laburiste, në fakt rezultatet në këto zgjedhje administrative tregojnë një fitore të qartë të laburistëve dhe një kundërshtim ndaj partisë në pushtet dhe kryeministrit aktual Cameron.
Laburistët kanë fituar betejat më të rëndësishme si ato në Birmingham e Liverpool. Sipas BBC, po të mblidhen votat në rang kombëtar Partia Laburiste do të arrinte në 39% të votave, 8% më shumë se konservatorët që kanë zbritur në 31%.
Lideri laburist Ed Miliband ka kërkuar nga mbështetësit qëndrim të matur pasi sipas tij ka ende shumë për të bërë.
(ar.si/BalkanWeb)