Britani e madhe, kastorët fillojnë të popullojnë pyjet
Londër, 14 Gusht, NOA - Programi i nisur vitin
e kaluar për të mbështetur riprodhimin e kastorëve dhe kjo me qëllim për tu
rikthyer që të popullojnë Britaninë e Madhe me sa duket ka rezultuar i
suksesshëm.
Ditën e sotme janë gjetur gjurmët e para të këlyshëve të llojit, të cilët u
sollën nga Norvegjia në pyjet skoceze një vit më parë.
Kështu dy të vegjlit, rreth 8 javor, janë të parët që kanë lindur në Britani në
400 vitet e fundit dhe janë parë pranë pyjeve të Argyll në Skocinë perëndimore.
Duhet theksuar se ky është një lajm i cili ka gëzuar tej mase natyralistët në
vend.
r.b/NOA