Terror në një restorant në Buffalo, çështja mbetet e paqartë

Tre burra dhe një grua janë vrarë në të shtënat jashtë një restoranti në Buffalo, në shtetin e Nju Jork-ut, ku u plagosën dhe tre persona të tjerë, njëri prej të cilëve është në gjendje shumë të rëndë.
Një natë më parë në po të njëjtin lokal u
zhvillua një pritje për një martesë, por policia ende nuk e di nëse viktimat
ishin apo jo në mesin e të ftuarve. Në darkën e dasmës ishin me qindra të
ftuarit që morën pjesë. Të shtënat kanë shpërthyer gjatë natës, rreth orës 2:30.
Një dasmë e cila përfundoi në gjak, apo dy histori paralele, të cilat ndodhën
rastësisht? Lajmi i kësaj historie është ende i pasqaruar, por policia është
duke u përpjekur për të kuptuar dinamikën e asaj që ndodhi dhe veçanërisht
arsyen që shkaktoi të shtënat jashtë restorantit.
Sipas mediave lokale, një nga tre të plagosur është shtruar në spital menjëherë
dhe është në gjendje kritike.
r.b/NOA