Shënjestër policët, plagosin fëmijët

Belfast, 14 gusht – Tre fëmijë janë plagosur në një sulm me bombë në Irlandën Veriore, shënjestër e së cilës ishin policët, njoftuan zyrtarët lokalë. Në komunikatën e policisë thuhet se pajisja shpërthyese është aktivizuar në afërsi të një shkolle në vendin Lurgan, 35 kilometra në perëndim të Belfastit, transmetoi agjencia AP.
Sipas fjalëve të deputetit të Partisë Socialdemokrate-Punëtore, Dolores Kely, sulmin e kanë kryer rebelët, të cilët kishin për qëllim të vrasin policë lokalë.
Rebelët nga radhët e IRS-s kanë kryer gjatë viteve të fundit një sërë sulmesh me bomba në Irlandën Veriore, por viktimat ishin ta rralla.
Rebelët kundërshtojnë procesin paqësor në Irlandën Veriore dhe qeverinë e përbashkët katolike-protestante, formimi i së cilës qe mundësuar me marrëveshjen paqësore të vitit 1998, me ndërmjetësimin e atëhershëm të presidentit amerikan Bill Clinton.