SHBA-ja shton fondet kundër imigracionit të paligjshëm

Washington, 14 gusht - Presidenti amerikan Obama nënshkroi një ligj me vlerë prej 600 milionë dollarësh për sigurinë e kufijve. Sipas këtij ligji, në kufirin SHBA-Meksikë do të dërgohen më shumë agjentë të zbatimit të ligjit dhe pajisje. Imigracioni është një nga çështjet kryesore në zgjedhjet e këtij viti për kongres dhe për guvernatorë shtetesh. Qëllimi i këtij ligji është sigurimi dhe mbrojtja më e mirë e kufirit të pambrojtur jugor me Meksikën.
“Ky ligj shton burimet e përhershme që do të forcojnë sigurinë përgjatë kufirit jugperëndimor, duke mbështetur përpjekjet tona kundër organizatave ndërkombëtare të krimit dhe pakësimin e trafikimit të njerëzve, drogës, parave, dhe armëve", tha dje sekretarja e Sigurisë Kombëtare Janet Napolitano, e cila foli për ligjin e ri para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Zëri i Amerikës.
Sekretarja Napolitano falënderoi ligjvënësit nga dy partitë për mbështetjen ndaj ligjit në fjalë.
“Kufijtë nuk duhet të jenë çështje politike. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare, për të cilën kanë interes të dyja partitë.”
Ajo iu bashkua zyrtarëve tjerë të administratës në thirrjen për reforma gjithëpërfshirëse të politikave të imigracionit.