Britani, gjykata lejon ekstradimin e Assange

Një gjykatë britanike ka vendosur sot që themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, do të ekstradohet për në Suedi, ku do të merret në pyetje lidhur me akuzat për ngacmim seksual.
Gjykata e lartë e Londrës sot mori vendim që të refuzojë kërkesën e Assange kundër ekstradimit.
Autoritetet suedeze duan ta marrin në pyetje Assange, rreth akuzave për ngacmim seksuale, të cilat janë paraqitur nga dy femra vullnetare që kanë punuar për WikiLeaks në Stokholm.
Assange u arrestua në Londër në dhjetor të vitit 2010, dhe ka jetuar në kushte të rrepta në Britani, që nga arrestimi i tij.