Jemen, të paktën 13 të vrarë nga përleshjet

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur në përleshje të reja në Jemen.
Zyrtarët jemen, thonë se të paktën 10 persona, shumica prej të cilëve civilë, janë vrarë gjatë përleshjeve me armë mes forcave qeveritare dhe protestuesve që po kërkojnë dorëheqjen e presidentit, Ali Abdullah Saleh.
Në kryeqytetin, Sana, tre persona janë vrarë të martën mbrëma gjatë përleshjeve mes të forcave qeveritare dhe atyre anti-presidentit.
Dhuna vjen pas një pauze të shkurtër, ku ka nëntë muaj që trupat qeveritare po luftojnë një kryengritje nga aktivistë pro-demokracisë, ushtarë disidentë, dhe persona të armatosur kundër sundimit 33-vjeçar të Salehit.