Gjermania “paralajmëron” Athinën për krizën

Gjermania paralajmëron Greqinë se plani për shpëtimin e saj nga falimentimi nuk mund të rinegociohet.
Deklarata u bë sot nga shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle, pak orë përpara bisedimeve urgjente mes Greqisë, Gjermanisë dhe Francës për të mbajtur një referendum për marrëveshjen e arritur me BE.
“Ajo çfarë kemi rënë dakord javën e kaluar nuk mund të rivendoset në tavolinë. Greqia të heqë dyshimet sa më shpejt të jetë e mundur për drejtimin që dëshiron të marrë, pas shpalljes së një referendumi mbi planin europian të mbështetjes”, tha Ëesterëelle.
Kryeministri grek Papandreu takohet nesër në Francë me presidentin francez Sarkozi dhe kancelaren gjermane Merkel. Dje Sarkozi tha se vendimi i Papandreut ka surprizuar të gjithë Europën.