Thirrjet antishqiptare te grekeve reagojne historianet

Deklaratat e konsullit grek Ikonomu, për Korcen me popullsi të theksuar greke, sipas historianit Beqir Metaj, rrezikojnë marrëdhëniet me shtetin fqinj. Drejtori i Institutit të Historisë, i kërkon shetit shqiptarë të kundërpërgjigjet menjeherë para se pretendimet territoriale helene të behen më të rrezikshme.
"Kjo ka rrezikun e madh të dëmtojë marrëdhënien shqiptaro-greke, të prishë marrëdhëniet shtetërore. Mendoj që qeveria, presidenti, të gjithë institucionet, që janë institucione të sigurisë kombëtare, duke përfshirë dhe mediat dhe institucionet shkencore duhet të reagojnë fuqishëm, duhet ti kundërpërgjigjen propagandës, sulmit helenistik për Shqipërinë e jugut", thotë Beqir Metaj.
Që prej 1923 Lidhja e Kombeve ka faktuar se Korca dhe tërë jugu i vendit janë me popullsi totalisht shqiptare. "Është në vazhdën e një procesi politik, propangadistik, agjenturor të një presioni ekonomik që ushtron shteti grek ndaj shtetit shqiptar. Më shumë aktive kur ka kriza politike në Shqipëri dhe ne si historian e kemi vërejtur këtë fenomen. Konceptet greke për ekzistencën e grekëve në Korcë apo zona të tjera, janë thjesht përpjekje për të avancuar politikat e shtetit grek për përvetësimin e këtij territori", thotë Metaj.
Anti historike dhe cinike nga ana tjetër ai quan emertimin grek të vlleheve, një popullsi e cila është shtypur me dhune nga sheti fqinj. "Do të ishte një turp që konsulli grek të paraqiste këtë popullsi që ka qenë viktimë e shovinizmit grek, si një popullsi greke", vijon ai. Sipas historianit, ndaj konsullit grek duhet të merren masa pasi deklarata e tij shkel Kushtetutën e Shqipërisë.
Elona Gjylmi