E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, masa shtrënguese ndaj emigrantëve të jashtëligjshëm

çështja e emigrantëve të jashtëligjshëm në Britaninë e Madhe vazhdon të jetë një temë e nxehtë e cila ka detyruar qeverinë e kryeministrit David Cameron të ndërmarrë disa hapa shtrënguese. Në perëndim të Londrës shumë afër aeroportit Heathroë është hapur një qendër e re, grumbullimi për emigrantët ilegalë nga ku më pas ata dëbohen drejt vendeve të origjinës. Qëndra Harmondsëorth e cila ka si kapacitet mbajtës prej 615 personash është më e madhja në Europë. Hapja kësaj qëndre është komentuar nga zyrtarët e emigracionit si një hap për të shtuar numrin e të dëbuarve nga Anglia.
Ministri emigracionit Damin Green tha se shifrat tregojnë që Britania nuk po dëbon ashtu siç duhet ata të cilët nuk kanë të drejtë për të qëndruar në këtë vend. Ai shtoi se të gjithë ata që mendojnë se Britania do të vazhdojë të jetë një shtet liberal për të emigruar, gabohen. Me mijëra shqiptarë qëndrojnë të palegalizuar në shtetin ishullor duke jetuar me frikën e kapjes dhe dëbimit. Sipas statistikave të Ministrisë së Brendëshme Home Office për periudhën Janar-Mars 2010 janë dëbuar 265 shtetas shqiptarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›