E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA drejt fundit të misionit ushtarak në Irak

Presidenti amerikan Barack Obama është i kënaqur që Shtetet e Bashkuara mund ta përfundojnë të sigurtë rolin luftarak të tyre në Irak, dhe të përmbushin afatin për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga vendi deri në fund të vitit 2011.
Obama është takuar me Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, Sekretarin e Mbrojtjes, Robert Gates, këshilltarin për Siguri Kombëtare, James Johns, dhe përmes video-konferencës me komandantin amerikan në Irak, gjeneralin Rej Odierno.
Obama është njoftuar për situatën rreth tërheqjes së trupave, si dhe për përpjekjet e Irakut që të formojë qeveri të re pesë muaj pas zgjedhjeve.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, njoftoi se Odierno i ka thënë presidentit Obama se situata e sigurisë ka vazhduar të përmirësohet, dhe se forcat irakiane janë të gatshme që ta marrin plotësisht përgjegjësinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›