Britani, masat ekonomike, 200 mijë persona në shesh
Rreth 200 mijë persona janë bashkuar në Londër për të protestuar kundër masave për ringritjen ekonomike dhe shkurtimet me shpenzimet publike të vendosura nga qeveria.
Policia dhe një grup i vogël manifestuesish janë përballuar në Oxford Street përpara dyqanit popullor për veshjet Topshop.
Kjo kompani është akuzuar shumë herë nga organizata të ndryshme joqeveritare se nuk paguajnë mjaftueshëm taksat dhe se po përdorin në përfitim të tyre çdo boshllëk të mundshëm të sistemit fiskal britanik.