Sot, promovimi i partisë së re RDK-së
Sot do të promovohet zyrtarisht partia e re “Rilindja Demokratike Kombëtare” (RDK) e udhëhequr nga Rufi Osmani, kryetari aktual i Gostivarit.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Këshilli themelues, duke bërë të ditur se promovimi i partisë do të bëhet sot në Shkup.
Nismëtari për formimin e këtij subjekti të ri politik, Rufi Osmani ka prezantuar edhe disa nga pikat kyçe të platformës politike të RDK-së, në të cilat janë: avancimi i statusit të shqiptarëve si popull shtetformues në Maqedoni, parimi i konsensusit politik, zyrtarizimi i gjuhës shqipe në gjitha nivelet nacionale, ndarja proporcionale e buxhetit të shtetit në investimet kapitale, decentralizimi më efikas sipas modelit të vitit 1974 por pa komponentin ideologjike, etj. Partia e re ka themeluar një Këshill organizativ dhe përfaqësues të këshillave nëpër qytete.