Pres. Obama e sheh suksesin e krizes libiane tek bashkepunimi i aleateve

Presidenti Obama thote se misioni ushtarak i Shteteve te Bashkuara ne Libi eshte duke shenuar suksese.
Ne fjalimin e tij te perjavshem zoti Obama tha se aftesite mbrojtese te udheheqesit libian Muamar Gadafi jane shkaterruar dhe se forcat e tij jane terhequr nga qytetet ku populli libian filloi kryengritjen kunder tij.
Zoti Obama theksoi se pergjegjesia e operacionit ne Libi eshte duke u transferuar nga SHBA tek aleatet e NATO-s. Ai tha se komuniteti nderkombetar duhet te bashkepunoje ne menyre te tille qe pergjegjesine dhe koston per ruatjen e paqes dhe sigurise ne bote te mos e mbajne vetem Shtetet e Bashkuara.