E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia perballet me vale te reja imigrantesh nga Afrika Veriore

Nje numer gjithnje e me i madh imigrantesh te paligjshem vazhdon te jete shqetesimi kryesor ne Lampedusa pasi dje ne ishullin jugor te Italise mberriten rreth 400 imigrante tjere.

Rreth 5 mije persona tjere nga Afrika Veriore ndodhen ne kete ishull mesdhetar italian duke u barazuar me numrin e popullates lokale dhe duke shtuar friken per nje krize sanitare.

Zyrtarja e Organizates Nderkombetare per Imigracionin Titi Salzano tha se situata po fillon te permiresohet pasi portet jane pastruar dhe ajo shtoi se imigranteve po u jepen sot pako sanitare.

Fale nje urdheri nga rajoni i Sicilise portet jane pastruar dhe verehen disa ndryshime. Ne po fillojme shperndarjen e pakove sanitare dhe shpresojme qe situata do te permiresohet.

Ne perpjekje per te lehtesuar gjendjen ne kete ishull autoritetet italiane dje kane transportuar me anije 550 imigrante dhe 400 te tjere permes transportit ajror neper qendra tjera te pritjes ne qytetet jugore italiane perfshire Barin Krotonen dhe Foxhian.

Ministri italian i mbrotjes Ignazio La Russa tha se jane identifikuar disa vende te pritjes ne mbare Italine per strehimin e imigranteve nderkohe qe po shqyrtohet statusi i tyre. Italia ka kerkuar ndihme nga Bashkimi Evropian per ceshtjen e imigranteve.

Qe nga fillimi i ketij viti gati 15 mije imigrante kryesisht tuniziane kane arritur ne ishullin e vogel me nje qender te pritjes qe mban vetem 800 persona.

Gjithe keta njerez kane ardhur ketu per nje jete me te mire ne Tunizi tani eshte mire.- thote ky imigrant nga Tunizia.

Tunizianet po ikin nga konfuzioni i krijuar ne vendin e tyre pas protestave dhe rrezimit te presidentit autokrat Zine Al Abidine Ben Ali me 14 janar te ketij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›