E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, parlamentarët tentojnë pornografitë

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 300 mijë përpjekje janë bërë për të hapur faqet pornografike nga Dhomat e Parlamentit Britanik gjatë vitit të kaluar.

Është ende e paqartë, nëse vet parlamentarët, pjesëmarrësit apo pjesa tjetër e stafit janë përgjegjës për to, thanë burime nga Dhoma e Lordëve.

Shifrat nuk janë të gjitha bazuar mbi kërkesat dhe mund të jenë ekzagjeruar nga programet e palëve të treta, apo faqet e internetit që rifreskohen automatikisht, shtuan ata. Ndërkohë, dihet se rreth 5 mijë njerëz punojnë në ambientet e Parlamentit.

Të dhënat janë publikuar nga Huffington Post, në versionin përkatës të Britanisë, pas kërkesës së Lirisë për Informacion, që e kishte titulluar këtë histori në faqen e saj me titullin Oh, Yes, Minister!.

Gjithsesi, shifrat ndryshojnë egërsisht: në nëntor, ishin 114,844 përpjekje për të hapur faqet e klasifikuara si pornografike, por vetëm 15 të tilla gjatë muajit shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›