E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme të reja në Bagdad, 14 të vdekur

Një seri sulmesh me vetura bomba në lagjen kryesisht Shiite të kryeqytetit irakian ka vrarë së paku 14 persona, kanë njoftuar zyrtarët e sigurisë në këtë shtet.

Bombat kanë goditur Bagdadin në orën 6 pasdite, sipas orës lokale të Irakut, ndërsa gjatë sulmeve janë lënduar 12 persona.

Këto sulme janë në vazhdën e sulmeve të shtuara kohëve të fundit që godasin kafenetë dhe hapësirat publike të Irakut.

Nëntë persona të tjerë janë vrarë në sulme të ndryshme në tërë vendin mëngjesin e së martës, duke rritur kështu shqetësimin për rikthimin e një lufte të gjërë sektare që e kishte dërmuar këtë vend përgjatë viteve 2006 dhe 2007.

Sipas llogaritjeve të agjencisë së lajmeve, AFP, nga fillimi i këtij viti më shumë se 3800 persona janë vrarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›