E Diel, 1 Nëntor 2026

Venezuelë, shumë zona të vendit mbetet pa energji elektrike

Gati 70% e Venezuelës, përfshi pjesën më të madhe të kryeqytetit Karakas është në errësirë për shkak të një black-out.

Mijëra punëtorë janë dërguar në shtëpi. Energjia është rikthyer pak nga pak në disa zona, pas shkëputjes.

Autoritetet thonë se po punojnë për rikthimin e elektricitetit dhe kryesisht do tu japin prioritet transportit në Karakas.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, fajësoi opozitën për sabotazh të linjave të transmetimit të energjisë.

Gjithçka tregon se e djathta ekstreme ka rifilluar planin për një black-out energjie kundër vendit, tha ai përmes profilit të tij në Tëitter. Por, kritikët e tij thonë se menaxhimi i dobët dhe dështimi për të investuar në infrastrukturë janë shkaqet e mbetjes së vendit pa energji elektrike.

Industria e naftës nuk është prekur nga shkëputja e energjisë, pasi rafineritë e naftës në Venezuelë marrin energji nga impiante të veçanta gjeneratorësh.

Në 2010-n, presidenti i ndarë nga jeta, Hugo Chavez, nënshkroi një dekret ku deklaronte emergjencën elektrike, në mënyrë që të ndihmonte qeverinë e tij të luftonte shkëputjet e energjisë.

Edhe pse Venezuela ka rezerva të mëdha nafte, ajo varet nga hidrocentralet në më shumë se 70% të furnizimit të vendit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›