SHBA, gjendet i vetëvarur në qeli monstra e Cleveland
Vetëvaret në qeli Ariel Kastro, i njohur si monstra i Cleveland.
Ai akuzohej për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tre femrave për më shumë se 10 vite dhe ishte dënuar me 1 mijë vite burg.
Kastro është gjetur i vdekur në qelinë e tij rreth orës 9.20 minuta mbrëmjen e së martës.
Kastro ishte në qendrën pritëse në Orient, Ohajo për tu dërguar në burg, kur është gjetur nga roja, i cili ka dhënë alarmin.
Ai u dërgua në spital dhe pas disa orësh u shpall zyrtarisht i vdekur nga mjekët. Kastro ishte vënë në një seksion të veçantë të burgu dhe nuk kishte kontakte me të dënuar të tjerë, thanë zyrtarë të burgut.
Tre vajzat e rrëmbyera nga Kastro ishin, Knight, e rrëmbyer në vitin 2002, Georgina Dejesus, e rrëmbyer në vitin 2004 dhe Amanda Berry e rrëmbyer në vitin 2003.