Britani, pranga 5 personave, dyshone për aktivitete terroriste
LONDËR- Të paktën pesë persona të dyshuar për aktivitete terroriste, u arrestuan sot si pjesë e një operacioni policor në Luton, në veriperëndim të Londrës, njoftoi Scotland Yard.
"Këta persona, të moshës 21, 23, 24, 30 dhe 35 vjeç, janë të dyshuar për përgatitjen apo nxitjen e akteve terroriste", theksoi policia në një komunikatë.
"Ata u arrestuan në pesë adresa të ndryshme në Luton, ku policia ka kryer kërkime, si pjesë e një operacioni të përgatitur në lidhje me shërbimet sekrete", sipas burimit të mësipërm.
Pesë të dyshuarit u dërguan në selitë e policisë në qendër të Londrës, ku u mbajtën nën mbikëqyrje.
Shërbimet antiterrorizëm të policisë britanike janë mobilizuar veçanërisht me ardhjen e festave të gëzueshme të mbretëreshës Elizabeth dhe të Lojërave Olimpike Verore, për të cilat autoritetet britanike kanë premtuar maksimumin e sigurisë.
(d.b/BalkanWeb)