Rusi, Putini i jep Medvedevit drejtimin e partisë ''Rusia e Bashkuar''
MOSKË- Presidenti i zgjedhur dhe kryeministri aktual rus, Vladimir Putini deklaroi sot se ishte i gatshëm t'ia lëshojë drejtimin e partisë në pushtet, "Rusia e Bashkuar", e gjendur ngushtë nga protestat e muajve të fundit, kreut të ardhshëm të qeverisë, presidentit aktual, Dmitri Medvedev.
Vladimir Putini, i zgjedhur më 4 mars në zgjedhjet presidenciale ruse, do të marrë funksionet e tij në fillim të muajit maj në Kremlin, ku ai ka kryer tashmë dy mandate gjatë periudhës 2000-08.
Putini njoftoi disa herë se do t'i propozonte presidentit aktual, Dmitri Medvedev për t'i lëshuar kryesinë e qeverisë.
"Pas ceremonisë së postit të presidentit, që pritet të zhvillohet më 7 maj, mendoj se është normale për mua t'i lëshoj drejtimin e partisë, "Rusia e Bashkuar", deklaroi Putini gjatë një takimi me udhëheqësit e këtij formimi, sipas agjencisë ruse të lajmeve, "Interfax".
"Unë do t'i kërkoja anëtarëve të partisë për të organizuar një kongres të jashtëzakonshëm në gjysmën e dytë të muajit maj, unë do të propozoja kandidaturën e Dmitri Medvedevit në postin e kryeministrit, dhe e konsideroj si të drejtë që ai të drejtojë partinë", tha Putini.
"Ne kemi një traditë politike, sipas së cilës presidenti qëndron një personalitet mbi partitë", theksoi ai.
(d.b/BalkanWeb)