Britani, rritet trafiku i qënieve njerëzore

Të dhënat e fundit nga qeveria britanike tregojnë se është shtuar numri i personave që trafikohen në kë vend.
Vitin e kaluar autoritetet mësuan për 946 viktima, më shumë nga 710 të zbuluara në vitin 2010, ka bërë të ditur departamenti qeveritar që merret me trafikun e qënieve njerëzore.
Grupe kriminale nga Kina, Vietnami, Nigeria dhe vendet e Evropës lindore përbëjnë kërcënimin më të madh për Britaninë e Madhe lidhur me këtë çështje, ka thënë grupi.
Qeveria deklaroi se një koordinim më i mirë mes departamenteve të saj dhe autoriteteve jashtë vendit është jetik për të luftuar këtë fenomen kriminal. Aktualisht nuk ka një shifër zyrtare për numrin e viktimave të trafikuara në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit.
Gjithësesi, raporti i grupit thotë se vitin e kaluar 712 të rritur dhe 234 fëmijë u raportuan si të trafikuar në National Referral Mechanism, organi zyrtar që identifikon dhe kujdeset për viktimat e trafiqeve. Ndërsa në vitin 2010 viktimat ishin 524 të rritur dhe 186 fëmijë.
Raporti detajon dy raste të personave që ishin trafikuar për dhurim organesh, por që ishin zbuluar dhe ndaluar përpara se të kryhej donacioni. Një prej personave të identifikuar do të shiste veshkën e tij.