Britani, sherr mes familjeve shqiptarevritet 31-vjeçari baba i 2 fëmijëve
BRIGHTON - Një sherr mes dy familjeve shqiptare në Sussex, Britani e Madhe, ka çuar në vdekjen e një 31-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve.
Viktima është Xhem Krasniqi i cili siç shkruan “BBC” ndërroi jetë si pasojë e plagëve në stomak, pasi u qëllua nga persona të armatosur 17 maj, por lajmi u publikua një ditë më parë. Bashkë me të kanë qenë dhe i vëllai dhe nipi, por për fat të mirë ia kanë dalë të shpëtojnë, pa u goditur nga plumbat.
Policia e Sussex bëri të ditur se janë identifikuar autorët dhe janë shpallur në kërkim. “Të dhënat fillestare tregojnë se ka pasur një problem mes dy familjeve shqiptare që ka degraduar në përdorimin e armëve”,-tha një oficer policie, por pa dhënë hollësi të tjera. Krasniqi, i cili jetonte në Kent me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, ndodhej te prindërit në Brighton, kur u qëllua.
Redaksia Online
(b.y / shqiptarja.com)