Hetimet per vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj

Këto janë aparatura përgjimi... Nëse pretendimi i Mark Frrokut se ato janë vënë nga policia është i vërtetë, atëherë duke u nisur nga teknologjia.., është për të ardhur keq që të tilla aparatura primitive përgjimi të përdoren nga policia për zbardhjen e ngjarjes më të rëndë kriminale të vitit.
Mark Frroku, është vëllai i Arben Frrokut, i akuzuari kryesor për vrasjen e kryekomisarit të policisë, Dritan Lamaj. Për ngjarjen e 24 shkurtit rezulton i arrestuar në Greqi në pritje të ekstradimit, Arben Frroku, sëbashku me Jak Jakun.
Marku u shoqërua disa orë mbrëmjen e të hënës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Policia nuk ka marrë përgjegjësinë vendosjes së apraturave të përgjimit apo nëse ka vendim për mbajtjen në përgjim të familjarëve të Arben Frrokut.
Mbetet për t’u sqaruar sesi Mark Frroku mundi të gjejë aparaturat e përgjimit në mjetin e tij. Vetë ai përpiqet të bindë përmes kameras se ishte interferimi në valët e celularit që e ka nxitur të kontrollojë makinën.