E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, sondazhet: Konservatorët, në krye

Zgjedhjet

Konservatorët britanikë gjenden në krye të sondazheve, në prag të zgjedhjeve legjislative që do të zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar në datën 6 maj. Kështu tregojnë rezultatet e dy sondazheve të sapopublikuar në vend. Kështu, sipas një studimi të kryer nga gazeta “News of the World”, me rreth 1002 persona, rreth 38 për qind e tyre janë pro konservatorëve të David Cameron, me rreth gjashtë pikë para laburistëve të Kryeministrit Gordon Brown, me 32%. Në qendër, liberaldemokratët me 19 për qind. Një tjetër sondazh i zhvilluar nga YouGov për “Sunday Times” u jep konservatorëve 38 për qind, laburistëve 31 për qind dhe liberaldemokratëve 19 për qind. Megjithatë, të dy sondazhet flasin për një Parlament pa mazhorancë. Kështu, pavarësisht rikuperimit në sondazhe, Gordon Brown duket se është i detyruar të përdorë një letër që ai do të kishte preferuar ta evitonte: Tony Blair-in. Sipas asaj që shkruan “Sunday Telegraph”, sipas një pakti që Gordon ka nënshkruar me Blair-in, ky i fundit do të përpiqet “ta godasë” liderin konservator, David Cameron, mbi mungesën e modernizimit dhe ideve novatore të kësaj partie.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›