Britani sot vendimi per Assange
Gjykata Supreme në Britani pritet të japë vendimin e saj në lidhje me ekstradimin e Julian Assange drejt Suedisë, ku akuzohet për përdhunim. Themeluesi i Ëikileaks mohon të ketë thënë që fletëarresti europian është i pavlefshëm. Në muajin shkurt, avokatët e tij thanë para gjyqit që prokurori suedez që kishte lëshuar fletëarrestin, nuk kishte autoritetin për ta bërë këtë veprim. 40-vjeçari nga Australia ka qëndruar në Britani gjithë këto kohë dhe mohon se ka ngacmuar seksualisht dy gra në Stockholm në gusht të vitit 2010 e në të njëjtën kohë thotë se këto akuza janë të motivuara politikisht. Assange fitoi rendesi nderkombetare ne vitin 2010 ku Ëikileaks filloi me publikimin e dokumenteve sekrete te diplomacies ametrikane rreth Irakut dhe Afganistanit . Kjo e bëri atë një hero për anti-censurën por një kërcënim per Uashingtonin dhe qeverite e tjera.
ËikiLeaks ka venitur publikimin e dokumenteve për shkak të mungesës së fondeve, kartat e kreditit të bllokuara dhe mungesës së fondeve. Si pasojë e akuzave për ngacmim seksual Assange ka humbur dhe mbështetjen e pjesës më të madhe të mbështetësve të tij të famshëm. Një sfidë e fortë kjo për Assange, e cila me shume gjasa do të finalizohet sot. Pavarësisht akuzave të shumta Assange ka ende mjaft mbështetës, të cilët kanë planifikuar dhe tubime në prag të vendimit të gjykatës .