Britani, ulet ndjeshëm popullariteti i Gordon Braun
Sondazhi i kompanisë "ComRes" për të përditshmen "The Independent", tregon rënien në 23 për qind të Partisë Laburiste, duke e barazuar atë me Liberal Demokratët, partia e tretë më e madhe në Britani. Ndërsa Konservatorët, sipas këtij sondazhi, kanë pësuar një rënie me dy pikë, ose 38 për qind.
Ky sondazh mund të shtojë më shumë presionet mbi kryeministrin Braun, ndërkohë që ai po përpiqet të mobilizojë partinë e tij të demoralizuar gjatë konferencës vjetore të partisë në Brighton, që do të zhvillohet këtë javë, e fundit deri në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2010.
Braun bën thirrje për të rezistuar, pavarësisht se partia e tij duket se është drejt humbjes së parë të sigurtë që prej vitit 1992.