"Rënia e komunizmit vërtetoi nevojën e njeriut për Zotin"
Gjatë një meshe në qytetin Stara Boreslav, ku u vra shënjtori çek Wenceslas në shekullin X-të, Benedikti foli përpara një turme prej 50 mijë personash, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të rinj.
Në vizitën e parë papale në një kohë kur vendi pritet të festojë përvjetorin e 20-të të "Revolucionit të Kadifenjtë", që i dha fund 40 vjetëve të regjimit komunist, Benedikti foli për rënien e figurave shumë të fuqishme, që mesa duket kishin arritur në lartësi të pakuptueshme dhe të paarritshme".
"Papritur ata e panë veten t'u mungonte pushteti që kishin patur", u shpreh ai duke iu referuar hapur dhe qartë rënies së regjimit komunist në vend në vitin 1989.
Republika Çeke është një vend kryesisht me bindje të forta laike, ku një rol në “ç’rrënjosjen” e besimit tek kjo popullsi e ka luajtur regjimi komunist.