E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, pritet rritje e numrit të ushtarëve në Afganistan

"Kontigjenti i ushtarëve të SHBA-ve mund të rritet me 30 deri 40 mijë ushtarë,- deklaroi sot në kanalin televiziv shtetëror ABC, senatori republikan, Xhon Mek Kein, kundërshtari i Barak Obamës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.

Ky shtim i kontigjentit amerikan vjen si përgjigje ndaj kërkesës së komandantit të përgjithshëm të trupave amerikane dhe aleate në Afganistan, Stenli Mekristal, për përforcime të mëtejshme në këtë vend.
Ai kishte paralajmëruar se misioni amerikan në Afganistan është i destinuar të dështojë, nëse situata nuk ndryshon në 12 muajt e ardhshëm.

Mek Kein tha se kishte diskutuar të shtunën me presidentin Obama në lidhje me konfliktin afgan, duke shtuar se "shpresonte shumë që presidenti të merrte vendimin e duhur”, domethënë të angazhonte përforcimet e nevojshme. 

Afro  65 mijë ushtarë amerikanë ndodhen tashmë në Afganistan, shifër që pritet të arrijë në 68 mijë përpara fundit të vitit. Këtu përfshihen edhe 21 mijë trupat shtesë të dërguara tashmë nga presidenti Obama në fillim të vitit 2009.

Gjenerali Mekristal ka kërkuar më shumë se 100 mijë ushtarë në Afganistan,  30 mijë  prej të cilëve nga forcat aleate të NATO-s.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›