Britani, zjarr në një pallat në mes të Londrës

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një pallat me 4 kate në lagjen londineze të Sohos. Ndërtesa, në pjesën më të madhe të së cilës gjendjen zyra, ndodhet në Dean Street, një rrugë shumë e populluar nga turistë. Sipas shefit të zjarrëfikësve janë evakuar 50 persona. Nuk janë rregjistruar viktima, por vetëm të plagosur. Zjarrëfikësit kanë vënë flakët nën kontroll.