E Shtunë, 31 Tetor 2026

Civici: Efektet e krizës në Shqipëri janë evidente

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Ardian Civici i ftuar në Ora News u shpreh se Shqipëria tashmë ka hyrë në një fazë të krizës dhe në muajt në vijim do ndjejë efektet në aspekte të veçanta të saj. Sipas tij, edhe nëse Shqipëria s'ka pasur krizë, po shfaqet si një vend që efektet e krizës janë evidente. Ai shpjegoi se sipas analizave kjo krizë do vazhdojë 12-24 muaj, por efektet e saj shpërndahen në formë valës. "Nëse në pjesën e parë ishte krizë financiare dhe duke mos qenë të integruara në tregjet ndërkombëtare nuk patëm një prekje të drejtëpërdrejtëm, ndërsa efektet e ekonomisë reale janë eveidente", u shpreh Civici. Sipas rektorit të UET-së, ka tre elementë që karakterizuan krizën ekonomike në vendin tonë. " Së pari, qëndrimi që duhej mbajtur në fund të vitit 2007 deri 2008 në aspektin financiar të tregut që mund të prekte vlerësimin apo zvhlerësimin e monedhës vendase dhe kreditimin e bankave. Dhe Shqipëria I ka rezistuar më mirë kësaj krizë", tha ai.
Si element të dytë ai vlerësoi se "armiqtë më të mëdhenj është paniku ndaj krizës tek publiku, pasi kriza në këtë fenomen mund të bashkohet edhe më tepër me individin".
Së treti, sipas Civicit, kriza ka efekt në ekonominë reale, e cila vjen si nga efektet e botës së jashtme, por edhe efektet strukturore që ne kemi brenda. "Kjo tregon se sa e aftë është Shqipëria të reagojë ndaj efekteve të brendshme", shtoi Ardian Civici. Sipas tij, qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme me defiçitin buxhetor, sidomos në 6-të muajt që vijnë, që të sillet në ekuilibër oferta dhe kërkesa. "Edhe në 2010-të duhet të jemi të kujdesshëm në arritjen e standardeve makrokenonomike normale", nënvizoi Civici. Civici vlerësoi se ekonomia shqiptare është më shumë probleme, dhe nuk duhet të mendohet se këto probleme po zgjidhen. Sipas Civicit është shumë e rëndësishme që në këtë vit dhe vitin e ardhshëm të mbështetet biznesi i vogël dhe i mesëm në vendin tonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›