E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Njohja e Kosovës, në favor të rajonit

Ditën e dytë të samitit të vendeve të Evropës Juglindore në Kroaci që po mbahet në Dubrovnik ka folur edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Në fjalën e tij ai ka thënë se qytetarët e Kosovës, pas luftrave në të kaluarën, hedhin poshtë dhunën dhe pranojnë paqen dhe stabilitetin.
Thaçi është shprehur gjithashtu se Kosovën e kanë njohur 61 vende duke i bërë thirrje edhe vendeve të tjera të njohin pavarësinë, sepse kështu i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit të gjithë rajonit. Para pjesmarrësve të samitit, Thaçi ka thënë se Kosova është shtet demokratik, i lirë dhe multietnik në të cilin të gjithë qytetarët janë të barabartë. Në këtë takim nuk është duke marrë pjesë përfaqësuesi i Serbisë, përkatësisht ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç, pasi nuk i ishte lejuar fjala e hapjes të samitit, por edhe për shkak të formatit të delegacionit kosovar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›