E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania-Iranit: Të ndalen ndihmat për kryengritësit afganë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kabul, Uilliam Peti i ka bërë thirrje Iranit përndalimin e furnizimit me ndihma të kryengritësve të Afganistanit.
Në një intervistë për një nga mediat vendase të Afganistanit ai ka deklaruar se forcat britanike kanë zënë Teheranin duke dërguar armë për talebanët.

“ Këtë çështje ne e kemi dërguar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, po ashtu kemi marrë masa direkte ushtarake për t`i ndërprerë furnizimet që vijnë në vend. Ne duam gjithashtu që t`i themi Iranit se një gjë e tillë nuk është në interesin e tij, kështu që do të ishte më mirë që të përkrahej qeveria e Afganistanit dhe jo të përkrahen kryengritësit”, ka thënë ambasadori.
 

Gjithashtu ai shtoi se marrëdhëniet e Londrës me Teheranin kanë arritur nivelin më të ulët që mund të kenë pasur ndonjëherë, përkeqësim ky që filloi pas sulmit të kompleksit të ambasadës britanike muajin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›